Mjekët në Austri arrijnë të shërojnë me anë të plazmës së gjakut një pacient me virusin korona, raporton gazeta austriake „die Kleine Zeitung“.
36-vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e imunitetit dhe trupi i tij nuk arrinte të riprodhonte antitrupa specifike kundrejt sëmundjeve të ndryshme.
I sëmuri, njëkohësisht i infektuar nga Covid-19, vuante prej një muaji nga simptomat e virusit dhe ishte trajtuar gjatë kësaj periudhe shpesh në reanimacion. Ai shfaqte temperaturë të lartë, pneumoni inflamatore dhe vështirësi në frymëmarrje.
Së fundi ai u trajtua në Kliniken Universitare të Graz-it duke ju nënshtruar terapisë së ashtuquajtur Rekonvalescence-Plazmstike. Sipas informacioneve të fundit kjo terapi është provuar edhe ne Tirol dhe Salzburg, por 36-vjeçari është i pari që shërohet, shprehen mjekët e tij.