Është bërë e ditur se sot ka ardhur avioni i tretë me të riatdhesuar ditët e fundit. Avioni mbërriti nga Milano dhe në bord kishte 132 pasagjerë, përcjell albinfo.ch.
Ata do të akomodohen në dy hotele në Durrës, ku do të bëjnë karantinën 14-ditore.
Më parë ishin riatdhesuar disa shtetas nga Stambolli dhe nga Roma.
Operacioni i riatdhesimit do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.