Ndërsa shumë njerëz me simptoma të buta deri në mesatare nuk janë testuar, shkalla e përgjithshme e testimit në Zvicër është e lartë kur krahasohet ndërkombëtarisht. Deri më 16 Prill 2020, afër 2.4% e popullsisë ishin testuar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Testimet në Gjermani (2.1%), Itali (2.0%) dhe Austri (1.9%) ishin po aq të larta. Midis vendeve fqinje, Franca dallohet. Atje, vetëm 0.7% e popullatës ishte testuar deri më 14 Prill 2020.
Testimet në SH.B.A. (1.0%) dhe në Mbretërinë e Bashkuar (0,5%) ishin gjithashtu relativisht të ulëta.
Nga 206.400 testet selektive që Zvicra kishte bërë deri më 16 Prill 2020, 26.732 ishin pozitive (13%).