Në total 22,745 njerëz kanë vdekur në Itali deri më tani dhe janë raportuar gjithsej 172,434 raste të infeksionit me coronavirus.
Ndryshe, dje, numri i të vdekurve ishte 525 dhe numri i të infektuarve ishte 3786.
Të mërkurën, numri i të vdekurve ishte 578 dhe i të infektuarve 2667, më i ulëti që nga fillimi i marsit.
Megjithëse qeveria zgjati karantinën në vend deri më 3 maj javën e kaluar, ajo po shqyrton gjithashtu mënyra për të lehtësuar masat e ashpra të prezantuara më shumë se një muaj më parë.