Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanollaj.
“Po, ka vdekur. Informatën e mora nga familjarët. Ajo kishte vdekur para një ore. Informata momentalisht nuk kam”, tha Osmanollaj.
Gruaja 39-vjeçare nga Istogu ishte operuar në QKUK pa e ditur mjekët se ajo ishte e prekur me COVID-19.
Express raportoi sot gjatë ditës se e njëjta kishte qëndruar në spitalin regjional të Pejës për tri ditë, ndërsa kohët e fundit i kishte vizituar edhe disa prej familjarëve të saj në Skenderaj.