Sipas Transfermarkt, uebsajtit gjerman për të dhënat e futbollistëve, dy futbollistët më të vlefshëm të Kosovës, Milot Rashica i Werder Bremenit dhe Vedat Muriqi i Fenerbahces kushtojnë më pak seç vlenin para përhapjes së Covid-19, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
Sporti pothuajse në çdo vend të botës është pezulluar për kohë të papërcaktuar që prej muajit të kaluar kur u përhap kjo sëmundje në Evropë dhe nuk është e qartë nëse apo kur sezoni 2019/20 do të rinisë.
Mbi 1.5 milionë njerëz në gjithë botën janë prekur nga koronavirusi, ndërsa më shumë se 88.000 të tjerë kanë vdekur si pasojë. Në Kosovë 244 persona janë infektuar me Covid-19, prej të cilëve 6 kanë vdekur.