Së fundmi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se edhe 11 pacientë të tjerë janë shëruar nga COVID-19.
Sipas statistikave, gjithsej numri i të shëruarve në Shqipëri ka shkuar në 165.
“Lajm i mirë: 11 të shëruar sot”, ka shkruar Rama.
Ndërkohë nga specialistët e shëndetit publik vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuar pozitivë.