Ministria e Shëndetësisë njofton se ka vdekur edhe një person nga koronavirusi. Pacientja 66 vjeçe, nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19
Sipas MSh-së, ajo ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Njoftim i MSH-së
Prishtinë, 08.04. 2020
Sot me 08.04.2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja 66 vjeçe, nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. Ajo ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo është vdekja e gjashtë e shënuar në Kosovë nga Covid-19, përcjell Albinfo.ch