Fabian Peter, Ministri për Ekonominë në Lucern, ka thënë se hapi i parë në uljen e kufizimeve duhet të fillojë më 19 Prill, shkruan albinfo.ch.
Peter tha se Këshilli Federal duhet të lejojë që dyqanet të hapen, përfshirë dyqanet e kopshteve, dyqanet e modës dhe shitësit e librave.
Ai shtoi se do të ishte vala e parë e rihapjeve që synojnë forcimin e ekonomisë së kantonit, duke i lejuar floktarët dhe restorantet të tregtojnë, përcjell tutje albinfo.ch.
Duke folur për “Lucerne Zeitung”, Peter tha se “një plan i tillë do të dërgonte një sinjal pozitiv”.
“Tani është e nevojshme një strategji daljeje, me situatën e shëndetit duke vendosur ritmin.”
Megjithatë, Lucerni është kantoni i vetëm që mbështet një masë të tillë, megjithatë ai tregoi se shpresonte të merrte mbështetjen e ministrave të tjerë të ekonomisë kantonale.
Dje, Ministri Alain Berset tha se lehtësimi i kufizimeve para 20 Prillit nuk ishte “realist”, megjithë datën e fundit për masat kufizuese që qëndron më 19 Prill.
Përfaqësues nga të gjitha partitë më të mëdha politike Zvicer janë pajtuar me këtë masë, përveç SVP populiste që i kanë bërë thirrje qeverisë të lejojë që të gjitha dyqanet të hapen deri më 19 Prill pas marrjes së masave mbrojtëse.
Vendimi i ardhshëm për masa e reja do të jetë më 16 prill.