Në Klinikën Infektive në Prishtinë po vazhdojnë të trajtohen deri më tani 47 pacientë, 2 prej tyre janë në gjendje kritike në mjekim intenziv dhe me ventilator mekanik, shkruan Albinfo.ch.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) paraqet raportin ditor të personave të hospitalizuar:
Njoftimi i SHSKUK-së:
Në Klinikën Infektive në QKUK, sipas raportit ditor, janë të hospitalizuar gjithsej 61 pacientë.
Me Covid-19 janë 47 raste, për 10 raste piten rezultatet e mostrave, kurse 4 raste kanë rezultuar negativ në Covid-19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid-19 është si vijon;
47 raste të infektuar me Covid-19,
41 kanë gjendje stabile,
4 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive,
2 pacientë ndodhen në mjekimin intensiv, janë në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik.