Posta Zvicerane (Swiss Post) do të emetojë një pullë postare të krijuar posaçërisht në lidhje me koronavirusin, shkruan srf.ch
“Solidariteti Covid-19”, siç mban emrin pulla, nga njëra anë ka për qëllim të tregojë solidaritet me të prekurit në vend, transmeton albinfo.ch. Ndërsa, nga ana tjetër, ai synon që nga të ardhurat e shitjes së pullës të përfitojnë ata që aktualisht kanë nevojë urgjente për ndihmë.
Organizata humanitare “Glückskette” dhe Kryqi i Kuq i Zvicrës do t`i shpërndajnë paratë në destinimet e caktuara, bën të ditur Posta e Zvicrës.
Një pullë e vetme kushton pesë franga. Por pullat janë në dispozicion në blloqe prej dhjetë copësh që së bashku kushtojnë 50 franga, përcjell albinfo.ch. Duke i blerë këto pulla, konsumatorët dhurojnë shumën e përmendur për njerëzit që kanë më shumë nevojë në këtë situatë.