Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer dëshiron të shtrihet edhe në katër vende të tjera, kontrollet më të rrepta kufitare, të dizajnuara për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri dhe të detyrojë pasagjerët që vijnë me ajër të hyjnë në karantinë, njoftoi Der Spiegel, përcjell albinfo.ch.
Sipas revistës, kabineti federal do të diskutojë të hënën propozimet e reja, të cilat do t’u lejonin vetëm atyre me një arsye të mirë – siç janë udhëtarët ndërkufitar – të hyjnë nga Polonia, Çekia, Belgjika dhe Holanda.
Kufizime të ngjashme ekzistojnë tashmë për fqinjët e tjerë të Gjermanisë: Austri, Francë, Zvicër, Luksemburg dhe Danimarkë.