Ambasada e Zvicrës në Kosovë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Zvicra i qëndron pranë Kosovës për ta luftuar koronavirusin, duke i ndarë kështu 500,000 franga, shkruan albinfo.ch.
Ky është njoftimi i plotë i ambasadës:
Zvicra i qëndron pranë Kosovës në luftën kundër COVID-19. Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) sapo ndau 500,000 CHF për të ndihmuar Kosovën të luftojë virusin COVID-19.
Në koordinim me donatorët e tjerë dhe UNDP në Kosovë, kjo mbështetje do të sigurojë ventilatorë për shpëtimin e jetës, që pritet të arrijnë në Kosovë deri në mes të prillit.
Zvicra e lavdëron Qeverinë e Kosovës për masat e marra dhe për përkushtimin e tyre në luftimin e COVID-19, duke mbrojtur kështu jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës.