Pesë prej tyre janë shëruar sot plotësisht dhe janë liruar nga Klinika Infektive. Një prej tyre është edhe shtetasja italiane e cila ishte paciente zero e ardhur nga Italia, e cila punonte në një organizatë humanitare në Klinë.
Katër pacientët tjerë janë njëri nga Stublla e Vitisë, një nga Malisheva dhe këngëtari Muhamet Sejdiu me bashkëshorten e tij.
Shërimin e këtyre pacientëve e kanë konfirmuar edhe ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Në Kosovë deri më tani janë testuar 1 mijë e 267 mostra të dyshimta, 112 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus ndërsa është shënuar një viktimë nga Podujeva.