“Milano për Shqipërinë” është një iniciativë online e ideuar nga një grup miqsh në Milano së bashku me MilanoMedical.
Ky spital virtual synon të jetë një mbështetje shtesë për popullatën në këto momente të vështira e të jetë një komplement i punës së palodhur të kolegëve në Shqipëri duke ofruar asistencën dhe përvojën e vazhdueshme milanese, përcjell albinfo.ch.
Grupi i miqve që përqafoi këtë projekt të inspiruar nga Dr. Altin Palloshi shpreson që t’i bashkëngjiten sa më shumë bashkëkombas anëmbanë botës të cilët e ndjejnë veten të nevojshëm në këtë situatë emergjente.