Është bërë e ditur se një shqiptare në Greqi ka bërë një veprim tepër human në vendin ku ajo jeton, Grevena. Ajo është Elona Agolli, një emigrante nga Korça, prej 21 vjetësh jeton në këtë qytet dhe spitali i ka kërkuar që t’i qepë 600 maska në rrobaqepësinë që ajo zotëron, përcjell albinfo.ch.
Ajo i është futur punës menjëherë, duke e dorëzuar porosinë dhe kur është pyetur për çmimin, zonja është shprehur se i ka bërë falas.
Ky veprim i ka lënë pa fjalë drejtuesit e spitalit dhe jo vetëm.