Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 29 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 702.368 raste të COVID-19 dhe 33.180 raste të vdekjes.
Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (131.403), Italia (97.689), Kina (81.439), Spanja (78.799), Gjermania (60.659), Irani (38.309), Franca (37.575), Mbretëria e Bashkuar (19.522), Zvicra (14.829), Holanda (10.866), Belgjika (10.836), Austria (8.672), Turqia (9.217).
Ndërkohë, në Ballkan, statistikat janë: Greqi (1.156), Slloveni (730), Kroaci (713), Serbi (741), Maqedoni e Veriut (259), Shqipëri (212) dhe Mali i Zi (85).
Në Kosovë janë regjistruar 94 raste.
Deri më 29 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (10.779), Spanjë (6.606), Francë (2.314), Mbretëri të Bashkuar (1.288), Holandë (771), Gjermani (482), Belgjikë (431), Zvicër (300), Turqi (131), Austri (86), Danimarkë (72), Greqi (38), Luksemburg (21), Poloni (20), Hungari (13), Serbi (13), Slloveni (11), Shqipëri (10), Kroaci (6), Maqedoni e Veriut (6) dhe Mali i Zi (1). Edhe në Kosovë ka humbur jetën vetëm një person.