Vazhdon të rritet me shpejtësi numri i të infektuarve nga koronavirusi në Zvicër. Siç bën të ditur Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) kanë qenë tashmë 10,700 raste të konfirmuara nga laboratori të enjten pasdite, numër ky që është rreth 1.000 më i madh se një ditë më parë, shkruan srf.ch
Brenda po këtij intervali kanë vdekur 161 njerëz nga sëmundja e mushkërive Covid 19. Sikurse dhe ditëve tjera, organizata dhe media të ndryshme japin të dhëna të tjera për numrin e viktimave, shkruan albinfo.ch. Kështu, platforma worldometers.info njofton për 171 të vdekur nga koronavirusi në Zvicër deri më tani.
Deri më tani në Zvicër janë realizuar rreth 91,400 testime, vazhdon njoftimi i BAG. Numri i testimeve do të rritet vazhdimisht.
Numri më i madh i infeksioneve për 100,000 banorë (incidenca) vazhdon të mbetet në kantonin e Ticinos (392.8). Pasojnë kantonet: Vaud (294.2), Basel-Stadt (292.1) dhe Gjenevë (205.4 ).