Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Gjermani është shumëfishuar dhe ka aritur mbi 3 mijë të shëruar.
“Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, bën të ditur se deri më tani 3.299 persona kanë arritur të shërohen në Gjermani nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
Në Gjermani, deri më sot janë vërtetuar 33,952, raste të infektimeve me koronavirus. Të gjithë të sëmurët janë izoluar dhe po marrin trajtim nga organet shëndetësore.
Të dhënat e fundit tregojnë se përkundër rritjes së të prekurve nga koronavirusi, ka rritje edhe në të shëruar. /Albinfo.ch.