Presidenti Hashim Thaçi tha se vendimi që mori sot Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian për këto dy vende, për shqiptarët dhe për gjithë rajonin.
Ai tha se me gjithë padrejtësitë dhe diskriminimin që po i bën Kosovës, BE-ja ka nisur të marrë vendime meritore, njofton Klan Kosova.
“Përkundër padrejtësive të vazhdueshme, më në fund edhe Bashkimi Evropian nisi të marrë vendime meritore dhe kjo uroj të jetë një kthesë e tyre për trajtim të barabartë të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor”.
“Fatkeqësisht, Bashkimi Evropian po vazhdon ta diskriminojë Kosovën, duke e lënë të izoluar dhe ende pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Ky është gabimi më i madh strategjik, që Bashkimi Evropian është duke e bërë kundër Kosovës”.