Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se sot do të zhvillohet mësimi online për gjithë nxënësit e Kosovës.
Bajrami tha se mësimi do të fillojë nga ora 11:15, dhe do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës.
“Mësimi online do të fillojë të transmetohet më 23.03.2020, ditë e hënë, nga ora 11:15, fillimisht me klasën I, dy njësi mësimore (Gjuhë amtare dhe Matematikë), pastaj vazhdon me klasën II, dy njësi mësimore, pastaj me klasën III, e kështu me radhë edhe për klasët e tjera”.
“Në RTK 1 shkon një herë në ditë me fillim nga ora 11:15, kurse në RTK 4 do të përsëriten videot për atë ditë, dy herë gjatë ditës”.
Kjo masë është ndërmarrë nga MASHT-i për shkak të gjendjes me koronavirus në Kosovë, në më mënyrë që nxënësit të mos humbin nga procesi mësimor. /Albinfo.ch