Konferenca e fondeve të kompensimit kantonal dhe Federata e fondeve të kompensimit e Zvicrës kanë dhënë një lajm të mirë sot për disa kategori të punüëuarish.
Për personat e vetëpunësuar, që janë të prekur nga kriza e koronavirusit, nga e hëna (nesër) do të jenë në dispozicion në internet informacionet dhe formularët e nevojshëm online për kompensimin që do të marrin, shkruan srf.ch.
Sipas vendimit të Këshillit Federal, personat e vetëpunësuar që nuk mund të kërkojnë kompensim në emër të punës me kohë të shkurtuar si dhe prindërit të cilët janë detyruar të ndërpresin punën e tyre për shkak të mbylljes së shkollave, janë kategoritë që kanë të drejtë të kërkojnë këtë kompensim, transmeton albinfo.ch
Po ashtu këtë të drejtë e kanë edhe personat të cilët ndodhen në karantinë, me urdhër të mjekut.
Fondet e kompensimit konsiderojnë se kompensimet nga fondet në fjalë mund të rrjedhin nga mesi i prillit.