Ministri i Brendshëm i Zvicrës, Alain Berset ka vizituar sot Kantonin e Tiçinos, më të prekurin nga Koronavirusi. Me këtë rast ai ka shkëmbyer mendime me qeverinë e Kantonit Ticino, shkruan srf.ch.
“Ishte një vizitë e rëndësishme për Ticino”, ka thënë presidenti i Qeverisë Kantonale, Christian Vitta në një konferencë për media. Vizita e Ministrit të Brendshëm tregon afërsinë dhe solidaritetin e Këshillit Federal me Ticinon në këtë kohë të vështirë, transmeton albinfo.ch.
Këshilli Federal ka thënë për mediat se e gjithë Zvicra po mbështet Ticinon, transmeton. Qeveria Federale po diskuton rreth një “injeksioni financiar” që duhet t`ia ofrojë të premten kantonit jugor.
Situata në Tiçino është dreamatike, ka thënë sot në konfrencën për media, përgjegjësi nga BAG, Daniel Koch. “Numri i shtretërve në këtë kanton është rritur. Por është e parashikueshme që kjo rritje nuk do të jetë e mjaftueshme”.
Koch ka thënë se shanset për shërim në repartet e kujdesit intensiv nuk janë veçanërisht të mëdha. Kjo, për shkak të mbingarkimit të këtyre reparteve.
Por “A i është lënë Kantoni i Ticino vetes?”, ishte pyetja e një gazetari. “Jo. E gjithë Zvicra ndihmon, materialet e duhura po dërgohen edhe në Ticino, përcjell albinfo.ch. Kantonet, si shembull, kanë ofruar të marrin përsipër pacientët që duhet të kryejnë operacione të rënda.