Është ndaluar në Kroaci autobusi me kosovarë që jetojnë në Itali i nisur nga Verona, transmeton albinfo.ch.
Autobusi i cili ishte nisur nga Verona e Italisë ka pasur të mbërrij të hënën në Kosovë ndërsa ishte nisur nga atje gjatë fundjavës.
Mirëpo ai është kthyer prapa në kufirin e Kroacisë. Në këtë autobus ishin rreth 100 udhëtar.
Qeveria e Kosovës ditë më parë ka marr vendim për mbylljen e kufijve ndërsa nëpër pikat kufitare tashmë po qëndrojnë ekipet mjekësore të Institutit për Shëndetësi Publike të cilët kontrollojnë personat, shtetasit e Kosovës që dëshirojnë të hyjnë në vendin tone, shkruan kallxo.com.
Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që të gjithë qytetarët e saj të cilët vijnë nga diaspora të vendosen në qendra të karantinës së detyrueshme për 14 ditë.
Italia është vendi me më së shumti të prekur në Evropë nga virusi i njohur si COVID-19. /Albinfo.ch.