Ai ka reaguar mirë ndaj kurës dhe ka bërë testin e parë që i ka dalë negativ ndaj koronavirusit. Aktualisht mjekët janë në pritje të testit të dytë që del pas 48 orësh që rezultati final i shërimit të tij të konfirmohet plotësisht.
Pacienti që është drejt shërimit është babai i 28-vjeçarit i ardhur nga Firence që është cilësuar edhe si pacioenti zero në Shqipëri.
Ai u infektua nga i biri dhe që prej diagnostifikimit së bashku me djalin e tij po trajtoheshin në spitalin Infektiv.
Presidenti Ilir Meta është shprehur i emocionuar për rastin e parë që është drejt shërimit në vendin tonë nga koronavirusi. Meta uron që një gjë e tillë të ndodhë me të gjithë të prekurit e tjerë sa më shpejt. Duke shpërndarë postimin e ministres Manastirliu, Meta shprehu mirënjohje edhe për punën e palodhur dhe të vështirë të mjekëve dhe infermierëve dhe personelit mbështetës që janë në vijën e parë të fronit me koronavirusin.
‘I emocionuar nga ky lajm i jashtëzakonshëm! Duke i uruar pacientit 0 shërim të plotë, shpresoj të marr së shpejti të njëjtin lajm për të gjithë të prekurit nga kjo pandemi, të cilëve u shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim në këto momente të vështira!
Mirënjohje të thellë dhe falënderim për mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës që janë në vijën e parë të frontit!
Krenar për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj!
Shembuj të shkëlqyer frymëzimi!
Forca të gjithëve!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!” shkruan Meta.