Kjo do të thotë se hyrja në BE nuk do t’u lejohet shtetasve të vendeve të tjera.
Këtë e ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo ka deklaruar se qëllimi i këtyre masave të rrepta është ngadalësimi i përhapjes së virusit, mbrojtja e qytetarëve dhe siguria. Von Der Leyen ka shtuar se po shqyrtohet vendosja e një “korsije të gjelbër” në vendkalimet kufitare, për ta siguruar qarkullimin e mallrave dhe furnizimin e qytetarëve.
Përjashtim nga pamundësia për të hyrë në territor të BE-së do të ketë për shtetasit e BE-së që kthehen prej vendeve tjera, mjekët dhe stafi i nevojshëm për punë mjekësore, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.