Më tutje, në njoftim thuhet se qytetarët britanikë që planifikojnë të largohen nga Kosova duhet ta sigurojnë transportin sa më shpejt që është e mundur. E tërë kjo për shkak të masave të rrepta që i ka marrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ambasada i ka paralajmëruar qytetarët britanikë se situata është duke ndryshuar shpejt dhe se ajo do t’i mbajë të inforuar në lidhje më zhvillimet e reja përmes postës elektronike, transmeton GE, përcjell albinfo.ch.
Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të gjera për kufizimin e udhëtimeve ndërkombëtare, qoftë përmes transportit tokësor apo atij ajror, si pjesë e planit për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.