Është bërë e ditur se gjendja shëndetësore e dy pacientëve që janë prekur me coronavirus në Kosovë është stabile, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka bërë të ditur Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive të QKUK-së.
“Mbrëmë kam qenë në kujdestari dhe gjendja e tyre e përgjithshme është stabile”, deklaroi ai.
Ndryshe, dje janë konfirmuar rastet e para me coronavirus në Kosovë, një 77-vjeçar nga Vitia dhe një 20-vjeçare, shtetase e Italisë, por që ishte me qëndrim në Klinë. Pas konfirmimit të këtyre dy rasteve, komuna e Klinës dhe Vitisë janë në karantinë, shkruan telegrafi.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka marrë disa masa në mënyrë që të parandalohet përhapja e coronavirusit, Qeveria ka vendosur të mbyllen të gjithë kufijtë, lokalet e qendrat tregtare.