Bundesliga ishte e vetmja ligë e mbetur nga pesë kampionatet mëdha që akoma ishte pa u pezulluar.
Plani ishte që të zhvilloheshin ndeshjet e kësaj fundjave pas dyerve të mbyllura dhe të pezullonte ligën nga e hëna.
Megjithatë, me rastet e koronavirusit në rritje në gjithë Evropën, DFL ka marrë vendimin për të pezulluar Bundesligën dhe Bundesligën 2, menjëherë.
Ligue 1 dhe Liga Premier njoftuan sot se kampionatet e tyre përkatëse do të pezullohen deri më 3 prill, siç ka bërë Serie A.
La Liga njoftoi dje se do të pezullojnë të gjithë futbollin në Spanjë.
Për më tepër, UEFA njoftoi edhe sot se garat e tyre evropiane gjithashtu do të pezulloheshin, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.