Po ashtu të dyja klubet ishin përballur me njëra-tjetrën vetëm 4 ditë më parë, kurse Rrahmani e kishte për detyrë t’i ndalte aksionet e Gabbiadinit, gjë e cila ka bërë që futbollisti kosovar të kishte kontakt në fushë me të.
Kjo është një humbje e madhe edhe për Kosovën, që nuk do të llogarisë lojtarin dhe mbrojtësin më të mirë të saj kundër Maqedonisë së Veriut, pasi nuk do të stërvitet dhe do të qendrojë i izoluar.
Gjithashtu të njëjtin fat do të ketë edhe Marash Kumbulla, që edhe pse gjendej në stol kundër Sampdorias, ka pasur kontakte me të gjithë shokët e ekipit, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.