Kjo u bë e ditur nga vet kompania në një postim në webfaqe.
“Menaxhmenti i Hekurudhave të Kosovës Trainkos SH.A pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të mbajtur sot ka vendosur që ta ndërpres Linjën ndërkombëtare në transportin e udhëtarëve në relacionin Prishtinë – Shkup – Prishtinë i cili niset nga Prishina në orën 07:10 dhe nga Shkupi në orën 16:10 duke filluar nga data 13.03.2020 deri me datën 27.03.2020”, thuhet në njoftim.
Po ashtu sot është marrë vendim nga ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku, që të pezullohen përkohësisht të gjitha linjat ajrore dhe tokësore nga Gjermania, Franca, Zvicra dhe Italia.