Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se është marrë vendim që të pezullohen të gjitha ardhjet e linjave ajrore dhe tokësore nga Gjermania, Franca, Zvicra e Italia, përcjell albinfo.ch.
Ky vendim thotë të ketë ardhur si masë e parandalimit nga koronavirusi.
Postimi i ministrit Lumiri:
Në vazhdimësi të vendimit të djeshëm të Qeverisë, sot kam pranuar nga ministri i Shëndetësisë rekomandimin e ISHK-së për zonat me rrezik të mesëm e rrezik të lartë.
Si rrjedhojë kam marrë vendim të pezulloj përkohësisht të gjitha ardhjet e linjave ajrore dhe tokësore nga këto shtete:
– Gjermani
– Francë
– Zvicër, dhe
– Itali.
Për qëllim të organizimit, vendimi hyn në fuqi 24 orë nga tani; pra nesër, më 13 mars, në ora 15:00. Ndjejmë keqardhje – sërish – për këto masa, por në rrethanat e tanishme jemi të paalternativë. Lus qytetarët të reduktojnë lëvizjet me jashtë, sepse masa të njëjta mund të merren edhe me shtetet e tjera. Si vend e si shtet, me qetësi e pa panik, do ta kalojmë edhe këtë sfidë.