Liverpooli do të ketë buxhet të mjaftueshëm për të shpenzuar në afatin kalimtar veror, teksa drejtori Michael Edwards është duke shikuar ta ndërtojë reputacionin e tij si ‘maestro i negociatave’.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e di se ka nevojë për prurje të reja në fund të edicionit për ta vazhduar dominimin në elitën e futbollit anglez, raporton “The Athletic”.
Klopp dëshiron të bëjë diçka në Liverpool që nuk e ka bërë më parë – ta ndërtojë një skuadër të dytë të suksesshme.
Në mesin e futbollistëve do të zbarkojnë gjatë verës te kampioni i Evropës është edhe vushtrriasi Milot Rashica.
Sipas mediumit të lartcekur, Rashica tashmë është në ‘radarin’ e trajnerit Klopp.
Derisa Xherdan Shaqiri pritet të largohet në fund të këtij edicioni, Rashica është synim i madh i Liverpoolit në verë.
Madje, Liverpooli e ka vëzhguar atë në ndeshje.
Përveç tij, në listë të Liverpoolit janë edhe Timo Werner, Samuel Chukwueze, Todd Cantwell dhe Diego Carlos.