Franca ka ndërmarrë një varg masash për ta luftuar koronavirusin.
“La bise”, apo siç njihet ndryshe, ‘përshëndetja me puthje’ u ndalua zyrtarisht në këtë vend.
Njoftimin e dha ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran.
Ndryshe, shteti francez i ka ndaluar edhe organizimet e mëdha në ambientet e mbyllura që kanë mbi 5 mijë persona.
Në vend janë lajmëruar 16 raste të koronavirusit.
Këto masa janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë franceze, për ta ngadalësuar përhapjen e këtij virusi, raporton 24news, përcjell Albinfo.ch.