Sonte, në kuadrin e ciklit të filmave shqiptarë dhe mbi Shqipërinë “Albanien im Film” që ka filluar më 16 shkurt, shfaqet filmi nga Kasova, “Nëntori i ftohtë”. Ky film që është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, është shfaqur në shumë festivale botërore, me një sukses të konsiderueshëm.
Tematika e filmit “Nëntori i ftohtë” është një ngjarje që zhvillohet në fillim të viteve 90-të, në kohën kur Serbia kishte shkelur autonominë e Kosovës, kishte shpërndarë parlamentin dhe mbyllur Televizionin Publik të Kosovës.
Gjatë kësaj kohe, personazhi i filmit Fadili i cili punon si arkivist i duhet të zgjedh në mes dy opsioneve, shkruan Albinfo.ch…
Filmi “Nëntor i Ftohtë” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.
Në rolet kryesor paraqiten aktorët: Kushtrim Hoxha, Fatmir Spahiu Bufi l, Adriana Matoshi, Emir Hadzihafizbegoviq, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli. Skenarin e kanë shkruar Arian Krasniqi e Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie: Sevdije Kastrati. Montazher: Vladimir Pavlovski; muzika: Jericho; producent: Fatmir Spahiu. Regjia: Ismet Sijarina.
Filmsashësit e Cyrihut dhe Zvicrës janë të njohur me këtë film, shkruan albinfo.ch. Ai, në festivalin e Filmit “Zürich Film Festival” të vitit 2018 pati fituar çmimin e publikut.