Aeroplani Boeing 777, brenda të cilit gjendeshin mbi 100 pasagjerë, ka bërë ulje emergjente në aeroportin Vnukokvo në Moskë, për shkak se xhami i kabinës së pilotit ishte thyer.
Megjithatë, pas aterimit, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, ndërsa pasagjerët kanë vazhduar rrugëtimin e paraparë me një aeroplan tjetër, që ishte angazhuar menjëherë nga zyrtarët e aeroportit, përcjell albinfo.ch.
Siç raportojnë mediat ruse, xhami i kabinës së pilotit kishte pësuar një çarje të lehtë, duke detyruar pilotin të kërkojë leje nga kulla e fluturimit që të zbresë menjëherë.