Mbledhja e Qeverisë e cila ishte planifikuar të zhvillohej pasditen e sotme duke filluar nga ora 16:00, është shtyrë për nesër. Në këtë mbledhje është dashur të bisedohej në lidhje me heqjen e taksës ndaj Serbisë
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se mbledhja do të mbahet më datë 28.02.2020, në ora 12:00.
Arsyeja se pse është marrë vendimi për shtyrjen e mbledhjes nuk ceket në njoftim, por mediet raportojnë se në koalicionin qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mospajtime rreth heqjes apo jo të taksës. Gazeta express shkruan se Kurti është kundër heqjes së taksës ndërkohë që zëvendëskryeministri Hoti, për heqjen e saj
“Ju njoftojmë se mbledhja e Qeverisë e paraparë të mbahet sot, 27 shkurt 2020, prej orës 16:00, shtyhet për nesër, 28 shkurt në orën 12:00”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit .