Werner dhe Rashica janë dy futbollistët kryesorë që janë në fokusin e skuadrës angleze, andaj edhe pyetja iu bë rreth këtyre dy futbollistëve.
Kurse përgjigjja e Klopp ishte e qartë, duke thënë që kjo skuadër ka nevojë për futbollistë që luftojnë për të luajtur nga minuta e parë.
“Ne kemi nevojë për lojtarë që duan të jenë pjesë e kësaj skuadre, që duan të luftojnë për vendin e tyre, të cilët dëshirojnë të bëjnë hapin tjetër së bashku me ne, të cilët dëshirojnë të zhvillohen dhe të përmirësohen”, u deklarua Klopp.
Kohët e fundit ka pasur mjaft raportime për interesimin e Liverpoolit për sulmuesin kosovar, mirëpo përveç Liverpoolit, për Rashicën është duke u interesuar edhe Dortmundi, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.