Dardanët hyjnë në këtë ndeshje pas fitores ndaj Islandës me rezultat 80:78, kurse Luksemburgu kishte pësuar nga Sllovakia 73:65.
Takimi tjetër i Grupit B zhvillohet ndërmjet Islandës dhe Sllovakisë, nga ora 21:00.
Atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë dhe lojtarët janë të motivuar për një paraqitje sa më të mirë në Luksemburg.
Kosova dhe Luksemburgu ishin përballur edhe vitin e kaluar, ku në takimin e parë Luksemburgu fitoi 88:80, derisa Kosova triumfoi në shtëpi 109:88, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.
