Këtë e ka bërë të ditur presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në Twitter.
Thaçi ka thënë se ambasadorja e Kosovës në New York ia ka kumtuar lajmin.
“Xhamajka e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur. Ky është rezultat i një pune të vështirë të lobimit disavjeçar”, ka shkruar Thaçi.