Bislimi ka treguar se Kosova të hënën ia ka ndarë 200 mijë euro Shqipërisë, pas 500 mijë eurove që ishin dhuruar në fazën emergjente pas tërmetit shkatërrues që goditi Durrësin e Thumanën në nëntor të vitit 2019.
Ministri ka thënë se ndarja e 700 mijë eurove nga Qeveria, ndihma me FSK-në, Policinë, zjarrfikësit e Kosovës dhe mekanizmat e tjerë të shtetit, si dhe ndihmat e qytetarëve dhe biznesëve që i kanë bërë për të prekurit nga tërmeti, del që Kosova është kontribuuesja më e madhe për Shqipërinë, në raport me kapacitetin që e ka.