Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.
Ambasadori zviceran e përcolli te kryeministri Kurti mbështetjen e plotë të shtetit zviceran për reformat e brendshme në Kosovë.
“Zvicra i beson gatishmërisë dhe aftësisë së udhëheqjes së re për të nxitur ndryshime pozitive dhe për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve të Kosovës“, tha Hubert Lebet.