Lajmi është bërë i ditur në Konferencën e Donatorëve në Bruksel. “Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte.
Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 mln euro. Përveç kësaj japim hua për 60 mln euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 mln në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës.
Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërinë”, tha ministri i Jashtëm i Francës. Shuma financiare që dha Franca ishte befasia më e madhe në konferencën e donatorëve, pasi ky vend rezulton kontribuesi më i madh në raport me vendet e tjera anëtare të BE-së. Italia vjen e dyta me 65 milionë euro ndihmë, shkruan rtv21, përcjell albinfo.ch.