Për shkak të plagëve të marra nga shpërthimi i airbegut, foshnja gjeti vdekjen. Vogëlushi me emrin Brandon ndodhej në mbajtësen e bebes të vendosur në karrigen e parë të pasagjerit, kur u shtyp nga presioni i airbegut.
Ngjarja e rëndë u shënua këtë të diel në rrugën ‘Aristo Manghi a Cisanello’, në Pisa, ndërkohë që nëna e tij me djalin tjetër ndodhej në karrigen e pasme.
Vogëlushi u dërgua në spital, por gjeti vdekjen rreth orës 22.30 të mbërmjs së djeshme, pavarësisht ndërhyrjes që iu nënshtrua.
Ndërkohë dy prindërit e foshnjës pësuan vetëm dëmtime të lehta, si dhe traumë të madhe nga humbja e fëmijës.