Berati është qytet me rreth 65.000 banorë dhe njëra nga dy bashkitë e Rrethit të Beratit që bën pjesë në Qarkun e Beratit.
Berati tashmë renditet mes shtatë qyteteve më të bukura të Europës dhe njihet si “qyteti i dritareve”, ngase ato duket si të jenë njëra mbi tjetrën.
Së fundi, është bërë e ditur se të paktën katër projekte të mbështetura nga Zvicra gjejnë një pikë takimi në Berat. Për të siguruar dhe për të krijuar bashkëpunim, Patrik Meier, zv. kreu i Misionit në Ambasadën e Zvicrës, u takua me Kryebashkiakun Ervin Demo dhe stafin e tij, shkruan albinfo.ch.
Projekti do të ketë për qëllim një fazë të re bashkëpunimi për përmirësimin e kapaciteteve të Beratit për menaxhim më të mirë të financave publike – pjesë e projektit të Financave Vendore.
Hapat e rradhës janë edhe drejt rehabilitimit të vendgrumbullimit ekzistues të mbetjeve brenda 2020 dhe drejt zgjedhjes së një vendi të ri rajonal sanitar si shembull i menaxhimit të duhur të mbetjeve për qytetin – pjesë e projektit për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta.
Sinergji dhe bashkërendim më i mirë me projekte të tjera zvicerane, p.sh. Bashki të Forta dhe Aftësi për Punë S4J. /Albinfo.ch.







