Është bërë e ditur se sot do të nënshkruhet marrëveshja për rihapjen e linjës hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kështu kanë konfirmuar për Klan Kosovën burime të larta zyrtare nga Munihu.
“Sot në orën 09:30 bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për Transportin Hekurudhor”.
Kujtojmë se gjatë muajit janar është arritur një tjetër marrëveshje për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, ndërsa sot pritet të nënshkruhet edhe për linjën hekurudhore.
Këto marrëveshje vijnë pas angazhimit të drejtpërdrejtë të dërguarit special të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell, i cili po ashtu është edhe ambasador i SHBA-së në Gjermani.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj marrëveshjeje, ndiqni intervistën me ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.