Sipas mediave vendase në zonën e La Secca në Itali, një shqiptar, i cili po udhëtonte me makinë, ka humbur jetën për shkak se automjeti i tij u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.
Viktima është E. Z., 25 vjeç, baba i dy fëmijëve.
I riu ishte duke u kthyer në shtëpi, pasi kishte qenë në turnin e natës në fabrikën ku punonte. Makina e tij tip Volvo u shkatërrua tërësisht për shkak të përplasjes së fortë me kamionin.
Drejtuesi i kamionit pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë të paqarta, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.