Kompanitë kosovare kanë gjetur shtrirje të produkteve (frutave) organike në panairin më të madh në botë në Nurenberg, shkruan albino.ch.
Anëtarët e ‘ORGANIKA’ janë duke prezantuar produktet e tyre në panairin BioFach, Nurenberg, Gjermani që konsiderohet si panairi më i madh në botë për produkte organike.
Po ashtu, disa anëtarë të tjerë janë duke vizituar të njëjtin panair në mënyrë që të marrin informatat për kërkesat e tregut.
Pjesëmarrja në panair është duke u mbështetur nga Qeveri e Kosovës përmes KIESA dhe Qeveritë gjermane përmes organizatës GiZ dhe Qeveria zvicerane përmes projektit PPSE. /Albinfo.ch.



