“Zonja e vjetër” kaloi e para në epërsi përmes Ronaldos, por goli i tij u “zhvlerësua” me dy gola të vendasve.
Amir Rrahmani ishte stabil në mbrojtje, ndërsa së fundmi finalizoi transferimin në Napoli, ku do të jetë pjesë që nga sezoni tjetër, përcjell albinfo.ch.
Sot, kapiteni i Kosovës në llogarinë e tij zyrtare në Facebook publikoi foto gjatë ndeshjes së djeshme, ku dukeshin edhe Ronaldo e Douglas Costa të “gjunjëzuar” para tij.
“Duke e jetuar ëndrrën” – ishin fjalët e qendërmbrojtësit.
https://www.facebook.com/amirrrahmani18/posts/2958012444469174