Edhe në këtë ndeshje gjurmë të mëdha la reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica i cili shënoi golin e fitores për Werder në minutën e 70-të.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi sulmuesi Davie Selke në minutën e 16-të për 1:0, kurse rezultatin e dyfishoi Leonardo Bittencourt (30’), derisa pjesa e parë u mbyll me shifrat 2:0.
Ndërkohë, Giovanni Reyna e ngushtoi sërish epërsinë e vendasve në minutën e 78-të, por më rezultati nuk ndryshoi dhe fitorja i takoi ekipit të Werderit.
Werder me këtë fitore kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.